Mbajtja e librave
Të gjitha veprimtaritë ekonomike janë të obliguara të mbajnë librat dhe regjistrimet konform legjislacionit tatimor.
ALFAS mban librat dhe regjistrimet konform legjislacionit tatimor, sipas “Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit” dhe “Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar”, në mënyrë që të mos bëheni objekt i ndëshkimeve.
Vetëm tatimpaguesit, të cilët mbajnë dhe prezantojnë librat dhe regjistrimet në harmoni me legjislacionin tatimor, nuk do të bëhen objekt ndëshkimi nga ana e ATK-së.
Veprimtaritë ekonomike, të cilat krijojnë dhe mbajnë dokumentacione jo në rregull, si: shitje pa destinim-personave fizikë, blerjet nga personat fizikë, mos-dokumentimi dhe dokumentimi fiktiv, malli pa prejardhje-origjinë, fryrja e shpenzimeve, lëshimi i kuponëve fiskal nga distributorët, nënvlerësimi i çmimeve nga importi, mos-lëshimi i kuponëve fiskal, mbajtja e stoqeve dhe saktësia e tyre, dokumentimet tjera jo-reale, kreditimi dhe humbja e vazhdueshme, do të jenë në fokusin e ATK-së, derisa të arrihen objektivat për krijimin e një klime të volitshme për të gjitha bizneset.
Kompanitë të cilët krijojnë dhe mbajnë dokumentacionin jo në rregull është i konsiderueshëm, i cili shkakton efekte negative në aktivitetet biznesore, krijon klimë jo konkurruese dhe jo lojale për vet operimin e biznesit dhe njëkohësisht krijon humbje për buxhetin e Kosovës.