Instituti GAP ka publikuar vlerësimin më të fundit rreth përmbushjes së premtimeve të kryetarëve të komunave nga zgjedhjet lokale 2017

📣Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” vlerësimin më të fundit rreth përmbushjes së premtimeve të kryetarëve të komunave nga zgjedhjet lokale 2017. Ky monitorim përfshinë realizimin e premtimeve deri në dhjetor 2020.

Nga gjithsej 869 premtime të evidentuara nga Instituti GAP në 25 komuna të ndryshme të Kosovës, deri në muajin dhjetor 2020 janë përmbushur 411 premtime🟢, 186 premtime janë realizuar pjesërisht🔵, 158 premtime kanë filluar të përmbushen🟠, ndërsa për 114 premtime🔴 nuk është evidentuar ndonjë nismë në përmbushjen e tyre.

 

Share this post