𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 – 𝐍𝐠𝐚 𝐝𝐚𝐭𝐚 𝟎𝟏 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥, 𝐀𝐓𝐊 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤!

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 – 𝐍𝐠𝐚 𝐝𝐚𝐭𝐚 𝟎𝟏 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥, 𝐀𝐓𝐊 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤!

Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues. Nga data 01 prill 2021 do të ofroj edhe një shërbim të ri elektronik, ku përmes Sistemit Elektronik EDI do të mundësohet deklarimi i Tatimeve të Mbajtura në Burim duke ngarkuar edhe listën e personave të të cilëve ju është mbajtur Tatimi në Burim.
Nga data 01 prill 2021, deklarimi i Tatimeve të Mbajtura në Burim (TMB) përmes formularit “WR – PASQYRA MUJORE E MBAJTJES NË BURIM DHE PAGESËS SË TATIMIT NË INTERES, TË DREJTA PRONËSORE, QIRA, FITORE NË LOTARI DHE LOJRA TË FATIT DHE PERSONIN JO-REZIDENT” do të bëhet vetëm në mënyrë elektronike.
Për të deklaruar Tatimet e Mbajtura në Burim (TMB) përmes formularit “WR”, tatimpaguesi paraprakisht duhet të plotësoj dhe ngarkoj listën e personave për të cilët ka mbajtur Tatimin në Burim, ndërsa pas ngarkimit të listës dhe validimeve të bëra nga sistemi, deklarata tatimore plotësohet nga vet Sistemi Elektronik EDI dhe mundësohet gjenerimi i fletëpagesës së tatimit.
Më konkretisht, tatimpaguesi duhet të plotësoj listë-pagesën në formatin e dizajnuar nga ATK, e cila përfshinë informatat, si:

• NUI/Numrin Fiskal/Numrin personal;
• Emrin e biznesit/Emrin dhe Mbiemrin e personit;
• Interesin bruto të paguar;
• Të drejtat pronësore të paguara;
• Fitoret bruto në lotari të paguara;
• Qiranë bruto të paguar;
• Pagesën bruto për personin jo-rezident;
• Pagesën bruto për personin fizik jo-afarist (kategori të veçanta);
• Hapësirën e objektit të marr me qira në metra katror (m2); dhe
• Vlerën bruto të qirasë mujore.

Deklarimi i formularit “WR” për periudhën mars/2021 e tutje do të bëhet vetëm në mënyrë elektronike.
Për plotësimin e saktë të listë-pagesës, ATK ka përgatitur “Udhëzuesin për plotësimin e Listë-pagesës”, të cilin do ta gjeni në dritaren përkatëse ku edhe bëhet deklarimi, andaj ju sugjerojmë që ta shfletoni udhëzuesin paraprakisht.

𝑨𝑻𝑲 𝒎𝒃𝒂𝒏 𝒑𝒓𝒆𝒎𝒕𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒑𝒆̈𝒓 𝒌𝒖𝒋𝒅𝒆𝒔𝒊𝒏 𝒆 𝒗𝒂𝒛𝒉𝒅𝒖𝒆𝒔𝒉𝒆̈𝒎 𝒏𝒅𝒂𝒋 𝒕𝒂𝒕𝒊𝒎𝒑𝒂𝒈𝒖𝒆𝒔𝒗𝒆!

Administrata Tatimore e Kosovës

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *